Policia e Bulqizës ka arrestuar autorin e vrasjes në Bulqizë, shtetasin Dorjan Dema, i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm (15 gusht) vrau me kaçavidë 26-vjeçarin, Dritan Manjani.
Advertisements
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Advertisements
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.