U vra në derë të shtëpisë, trupi i 26-vjeçarit ende në morgun e Bulqizës, nuk ka mjek ligjor të kryejë autopsinë

by author

Familja e të ndjerit Dritan Manjani, nuk ka mundur ende të tërheqë trupin e 26-vjeçarit nga morgu.

Advertisements

26-vjeçari Manjani u vra në derë të shtëpisë nga Dorjan Mema, 30 vjeç.

Advertisements

Familjarët, mes dhimbjes, shprehen se shkak për mostërheqjen e trupit nga morgu është bërë mungesa e mjekur ligjor në spitalin e Bulqizës. Për këtë arsye është dashur që ekspertiza të kryhet nga një mjek ligjor nga Tirana, i cili shkoi në spitalin e Bulqizës.

“Prej orës 10 dhe deri tani, nuk ka pasur mjekë. Tani erdhi nga Tirana mjeku dhe do të bëhet autopsia. Ka mbi 1 vit që nuk ka mjek”, tha një qytetar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme. Manjani dhe Mema fillimish u konfliktuan në një lokal, më pas dy makina shkuan në shtëpinë e 26-vjeçarit.

Sapo Manjani doli nga shtëpia, u qëllua me kaçavidë për vdekje nga Mema./Albeu.com/

TË NGJASHME