Tragjedi, i mituri vret 6-vjeçarin me plumb në kokë

by author

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Florida, ku një 9-vjeçar ka qëlluar me armë dhe vrarë një 6-vjeçar.

Advertisements

Sipas autoriteteve lokale, 6-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital pasditen e së hënës, por më vonë u shpall i vdekur.

Advertisements

Ndihmës shefi i Zyrës së Sherifit të Jacksonville, JD Stronko, tha se i mituri kishte marrë një plumb në kokë.

Fëmijët ishin brenda një shtëpie në Shady Pine Street South së bashku me një të rritur në kohën e të shtënave vdekjeprurëse, tha Stronko duke mos dhënë detaje për marrëdhënien e fëmijëve.

Incidenti nuk është i pari që përfshin të mitur që përdorin armë. Në korrik, një djalë 17-vjeçar u arrestua dhe u akuzua për vrasje pasi qëlloi për vdekje një 14-vjeçare në East Harlem.

Vihet re se dhuna me armë mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në mesin e amerikanëve. Në vitin 2023, më shumë se 26,000 njerëz vdiqën nga të shtënat me armë, sipas Arkivit./Albeu.com

TË NGJASHME