Një ish-agjent sekret dhe këshilltar i qeverisë bullgare për luftën kundër krimit të organizuar është ekzekutuar në mes të ditës teksa ishte në shoqërinë e një gruaje.
Advertisements
Alexey Petrov, kishte shpëtuar tentativave të mëparshme të vrasjes kundër tij, thanë autoritetet.
Advertisements
Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u thanë gazetarëve se Petrov po shëtiste me një grua kur u qëllua për vdekje, ndërsa gruaja mbeti e plagosur.
Pati dy tentativa të mëparshme për t’i vrarë, një në vitin 2002, kur dyshohet se u plagos mes një lufte droge dhe një sulm në vitin 2015, nga i cili doli i padëmtuar.
Vitet e fundit, 61-vjeçari drejtonte një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve në vend. Ai ka shërbyer edhe si këshilltar i kreut të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare.