Katër koncencione që i lidh një emër, Ilir Beqja koka e të gjithë aferës në shëndetësi, pritet arrestimi i Drejtorit të Donacioneve të Huaja

by author

Pas arrestimit të ish zëvendës ministrit të LSI, pritet ti vihen prangat edhe kokës së aferave në Ministrinë e Shëndetësë, Ilir Beqajt.

Advertisements

Koncencionet në shëndetësi janë pilotët e parë të PPP, që kryeministri i vendit e konsideronte si risi inovative për zhvillimin e ekonomisë së vendit pa përfshirjen e shtetit në këto investime. Në fakt rezulton e kundërta. Të katër koncencionet në fjalë janë biznese të lidhura ngushtë me qeverinë. Checkup i famshëm është produkt i ortakërisë midis Vilma Nushit dhe ish zëvendës Kryeministrit Ahmetaj.

Advertisements

Hemodializa është produkt i pazareve midis Edi Ramës dhe Klodian Allajbeu, i cili ka si strumbullar në mes të kësaj afere sërish Arben Ahmetajn. Dihet më së miri lidhjet e Allajbeut me Edi Ramën dhe ish ministrin e tij.

Koncencioni i tretë, ky i sterilizimit është lidhje e drejtëpërdrejtë e midis Ilir Beqjes dhe Ilir Rapajt. Ndërkohë që koncencioni i Laboratorëve është një histori misteri midis kompanish ofshore me pronarë të panjohur. Nyja gordiane e të katër koncencioneve është Ilir Beqja i cili gëzon sot statusin e shefit të doncaioneve të huaja. Arrestimi i zëvendësministrit të LSI, Rrjepaj është fillimi i zbërthimit të një afere që do trondisë gjithë kupolën e shëndetësisë shqiptare, të cilët janë nën ethet e burgut për abuzimet me fondet.

Koncesionet multimilionëshe të shërbimeve mjekësore e kanë vendosur ministrin Beqaj në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kanë qenë përfituese të tyre.

Sipas burimeve të prokurorisë, hetimet kanë filluar në koncencionet më të përfolura. Koncesioni për hemodializën, me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë dhe koncesioni i check up-it falas, me vlerë rreth 120 milionë euro janë tre çështjet më të nxehta mbi të cilat Task Forca ka filluar hetimin.

Kompania fituese të koncesionit të hemodializës, Evita Sh.p.k, e cila përfitoi pjesën kryesore të kontratës së majme 10-vjeçare prej 86 milionë dollarësh. Zanafilla e kësaj kompanie është një bar-kafe modeste në qytetin e Beratit, ndërkohë që pronarja e saj, Majlinda Fetiu nuk rezulton të ketë lidhje me fushën e shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë u përgjigj se “Evita” shpk e fitoi koncesionin për hemodializën bashkë me Spitalin Amerikan. Më pas rezultoi se Spitali Amerikan do të ketë vetëm 15 % të aksioneve në kompaninë e re, të krijuar për operimin e koncesionit.

Koncesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, me vlerë 100 milionë USD, , kompania modeste e emigrantit shqiptar në Peruxhia të Italisë, Ilir Rrapaj fitoi 40 për qind të kësaj kontrate, si pjesë e konsorciumit italian të udhëhequr nga “Servizi Italia”.

Koncesioni i kontrollit mjekësor falas me vlerë 120 milionë euro, i fituar nga Vilma Nushi me kompaninë “Marketing& Distribution” me eksperiencë në tregtimin e duhanit dhe alkoolit do të jetë gjithashtu pjesë e këtyre hetimeve.

Ministria e Shëndetësisë shpalli fitues konsorcimumin e përbërë nga kompani shqiptaro-franceze dhe holandeze me eksperiencë më shumë se 10 vjeçare në këtë sektor. Vlera e kontratës me koncesionarët arrin në shifrën deri në 100 mln dollarë dhe ky Partneritet Publik Privat do të zgjasë 10 vite.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije që vlera e këtij Partneriteti Publik Privat është deri në 100 mln dollarë dhe fitues të këtij shërbimi janë shpalluar 3 kompani: Labopharma, Exalab dhe AB Laboratory Solutions.

“Labopharma” që ka 41.7% të aksioneve, është një kompani laboratorike me një eksperiencë më shumë se 10 vjeçare e cila operon në të gjithë botën dhe është vendosur prej disa vitesh në Shqipëri.

“Exalab” është një kompani laboratorike franceze që ka 25 përqind të aksioneve në këtë konsorcium. Është krijuar në vitin 2003 dhe vijon të operojë në mjaft vende të botës.

Ndërsa kompania holandeze “AB Laboratory Solutions”, ka 33.3 përqind të aksioneve.

TË NGJASHME