Prezantuesi legjendar Sir Michael Parkinson është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, një lajm i cili është konfirmuar nga vet familja e tij.
Advertisements
“Pas një sëmundje të shpejtë, Sir Michael Parkinson është ndarë nga jeta, mbrëmjen e kaluar, nën shoqërinë e familjarëve të tij”.
Advertisements
Familja ka kërkuar që t’ju respektohet privatësia për të kaluar këtë dhimbje.
Me një karrierë të gjatë televizive, ai u shëndëruua në një ikonë në Britani, duke intervistuar personazhe të shumtë.
Ai ka qënë drejtuesi i programit në BBC, “Parkinson”, i cili nisi të transmetoj fillimisht mes viteve 1971 dhe 1982. Pas një periudhe pauze, ai nisi sërish transmetimin nga viti 1998 deri në 2007.
I rritur në Yorkshire, Parkinson ëndërronte të bëhej një lojtar i “cricket” por ai e ndërpreu shkollën në moshën 16-vjeçare dhe më pasi filloi të punonte për një gazetë lokale.
Ai ka mirëpritur emra të njohur si Muhammad Ali, David Beckham, John Lennon dhe David Bowie në programin e tij dhe shumë shpejt u shndërrua në një prej programeve ku personazhet më të njohur në botë merreshin në intervistë për audiencën britanike.