Katër turistët italianë u larguan nga restoranti pa paguar faturën, media italiane: Në Shqipëri paskan shkuar edhe…

by author

Lajmi i turistëve italianë që u larguan nga restoranti pa paguar, ka marrë vëmendjen e mediave italiane.

Advertisements

Ngjarja ndodhi në Berat, ku në videon e publikuar nga faqja e restorantit shfaqeshin turistët teksa ia mbathën pa paguar, faturën prej 80 eurosh. Media italiane, “Open Online” teksa shkruan se shumë turistë të huaj e italianë kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri, sjell në vëmendje edhe rastin e ndodhur në Berat.

Advertisements

“Bumi i turistëve italianë në Shqipëri, mesa duket ka sjellë njerëz me sjelle të këqija. Për shumë italianë, vera e vitit 2023 ishte e lidhur me Shqipërinë: ikja nga brigjet kombëtare, shkaktoi rekordin historik të nisjeve verore drejt Tiranës. Një ‘pushtim’ që banorët vendas nuk mund të mos e vinte re.

Megjithatë, jo gjithmonë me kënaqësi, pasi disa turistë duket se kanë sjellje të këqija: ky është rasti i një grupi prej katër italianësh që u larguan nga një restorant pa paguar faturën prej rreth 80 euro. Gjithçka ka ndodhur në Berat, një qytet historik në qendër të vendit. Sipas gazetave lokale tha pronari i restorantit, se nuk kishte bërë as përpjekjen më të vogël për t’i ndjekur”, shkruan media italine

TË NGJASHME