Pas parashikimit të motit për këtë fundjavë, meterologia Lajda Porja ka bërë një përmbledhje të situatës meteorologjike në vend.
Advertisements
Në një lidhje ‘Live’ me “Shqipëria Sot”, ajo ndër të tjera ka treguar se si do të jetë 10-ditëshi i parë i shtatorit, duke theksuar se të gjithë pushuesit do të kenë mundësi të bëjnë plazh.
Advertisements
Sipas Porjas, nuk do të jetë as shumë nxehtë, por edhe freskët jo. Megjithatë, ka një shtyrje të stinës së verës dhe si pasojë do t’i marrë disa ditë këtij muaji.
“10-ditëshi i parë do të jetë shumë i favorshëm, ose shumë i këndshëm për të frekuentuar bregdetin, për shkak se nuk do të jetë as shumë nxehtë me vlera mbi 40, por edhe freskët jo. temperatuar 32 gradë në shtator,
është një temperaturë relativisht shumë e lartë, do të thoja. Ka një shtyrje të verës drejt stinës së vjeshtës, të cilat besoj se do t’i marri shumë ditë dhe shtatorit”, tha ajo./abcnews.al