Ditën e djeshme, në një lavazh në Dimal të Beratit humbi jetën një i ri 15-vjeçar. I riu i identifikuar si Roan Nuhu punonte në lavazhin në pronësi të një 37-vjeçari A.H, si ndihmës.
Advertisements
Gjatë punës, Roani ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Në pranga është vënë 37-vjeçari Abedin Hajdari pronar i lavazhit për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Advertisements
Ndërkohë miqtë e të miturit kanë bërë postime prekëse në rrjetet sociale, për ikjen para kohe nga kjo botë e Roanit. Më e dhimbshme dhe prekëse, është një poezi e shokut të ngushtë të të ndjerit.
Poezia e shokut për Roanin e ndjerë
U tund guri edhe muri, pse spergjigjet valle cuni?!
Therret ROANIN nje fjale ti thot..
U mblodhen shoket te te zgjonin ,
Pse s’u fole kur te kerkonin?!
E le nenen me plag ne zemer,mbylle deren o DJALI VETEM!
Le motren pa vella..c’bere keshtu o ROAN?
Ah , korendi mallkuar me more SHOKUN fare pa u menduar!
Nuk mbarojn lotet , u ca toka..
Se me te MIRIN e nenes kerkonin lart ne qiej zotat!