Kur shkon jashtë Shqipërisë, qoftë edhe për një periudhë të vogël, kupton se ka një diferencë të madhe në mënyrën se si çdo gjë funksionon. Sigurisht, rolin kryesor e ka shteti, por janë edhe njerëzit ata që të lënë përshtypje me veprimet e tyre.
Advertisements
Një pamje të pazakontë ka hasur një qytetar, i cili pas një kohe të gjatë në Gjermani është kthyer në Tiranë. Pamjen, e cila i ka shkaktuar mjaft habi, ai e ka filmuar në Kamëz, ku para syve i ka dalë një person me një pistoletë në brez.
Advertisements
Qytetari shkruan:
Përshëndetje JOQ, çfarë bëhet këtu në Shqipëri, s’ke siguri fare nga ngjarjet e fundit që po shohim. Sapo jam kthyer nga Gjermania dhe më iku truri fare kur pashë këtë burrin para me motor, me pistoletë në brez por pa kaskë në kokë. Kemi frikë të dalim në rrugë, se s’po i identifikojmë kush janë, po na vrasin”
Sigurisht, personi në fjalë mund të jetë dhe ndonjë punonjës security, por pikëpytja që ngre qytetari është, se pse mban armën në brez dhe jo kaskën mbrojtëse në kokë?
Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit, qytetarët shprehen për JOQ.al se nuk ndiejnë siguri në rrugë, pasi nga momenti në moment mund të dalë dikush me a rmë.