Erion Veliaj, ka kërkuar dënimin maksimal të shoferit të makinës X6 që përfundoi ditën e sotme mbi digën e liqenit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Advertisements
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj apelon për respektim të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.
Advertisements
“Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës – sepse makina s’ka vendimarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët,
por edhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! Bashkë me Policinë e Shtetit, kemi mbledhur provat dhe do të kërkojmë dënimin maksimal për shoferin tashmë në kërkim – zero tolerancë për kërcënuesit e jetës dhe bashkëjetesës në qytet,” shkruan Veliaj i cili publikon pamjet e aksidentit të frikshëm.