Zjarret e mëdha që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Greqisë veriore, i kanë marrë jetën 18 emigrantëve në një zonë të pyllëzuar.
Advertisements
Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se në pyllin e Dadias, që digjet që prej ditës së djeshme (21 gusht), janë gjetur 18 trupa të karbonizuar njerëzish.
Advertisements
Të vdekurit janë gjetur në dy grupe, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e tyre.
Paraprakisht dyshohet se ata kanë hyre ilegalisht në territorin grek, pasi nuk ka asnjë deklarim për zhdukjen e tyre.