Eshtë ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare, Hersa Paradi, e njohur edhe nga roli i “mësueses” në “ Shtëpia e Vogël në Livadh ”. Aktorja e njohur u diagnostikua me tumor në tru dhe në fund nuk ia doli. Ajo dha frymën e fundit të mërkurën në Norfolk, Virxhinia, në shtëpinë e djalit të saj, Jonathan.
Advertisements
Sipas Hollywood Reporter, Hersha Paradi kishte dhimbje para se të ndërronte jetë. Tumori me të cilin ajo u diagnostikua, i njohur edhe si meningioma, shfaqet më shpesh tek gratë dhe zbulohet në moshat më të mëdha.
Advertisements
Muajin e kaluar, djali i saj filloi një fushatë GoFundMe për ta ndihmuar atë me koston e shpenzimeve mjekësore. Siç kishte deklaruar, ai besonte se këto para do të përmirësonin cilësinë e jetës së nënës së tij dhe do t’i jepnin asaj mbështetjen që i nevojitet në këtë kohë të vështirë.