Si priten ditët e fundit të gushtit? Meteorologia tregon kur nisin reshjet e shiut në të gjithë territorin

by author

Sinoptikania e njohur Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe javën tjetër.

Advertisements

Sipas saj java tjetër do përfshihet nga reshjet e shiut pothuajse në të gjithë territorin.

Advertisements

“E shtuna dhe e diela parashikohen me mot të kthjellimet sidomos përgjatë vijës bregdetare, ku bregdeti në zonat e ulëta do jetë me intervale të gjata kthjellimesh, do të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare, do izolohen reshjet e pakta. Vetëm në veri dhe verilindje.

Temperatura të larta deri në 37 gradë, priten përgjatë zonave të ulëta, nga 34 deri në 36 gradë do të shënojë bregdeti, ku maksimumet do të jenë në Sarandë dhe në Ksamil.

Parashikohet që në zonat malore të jenë 31 apo 32 gradë, ku nuk do të mungojnë reshjet, sidomos në zonat veriore dhe verilindore. Java tjetër megjithëse do të nisë pa reshje, që nga dita e martë,

ne do të kemi vranësira dhe reshje në pjesën më të madhe të territorit të cilat do të qëndrojnë shumë pak dhe më pas do kemi sërish ditë të gjata me diell dhe deri në fund të gushtit temperatura 34 apo 35 gradë celsius”, shprehet Porja.tch

TË NGJASHME