Aksidentohet motori i “Shqiponjave”, ka të plagosur

by author

Një polic ka mbetur i plagosur pasi motori i “Shqiponjave” është aksidentuar në Sarandë.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Qafe Gjashtë, ku forcat e Tiranës kanë shkuar në mbështetje të atyre të qytetit bregdetar.

Advertisements

Motori është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetas italianë.

Polici është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Mësohet se që nga pasditja e së premtes deri në orët e para të mëngjesit efektivët e Task-Forcës së qarkullimit rrugor kanë kryer edhe arrestime për personat që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në Sarandë e Ksamil.

TË NGJASHME