Vdekja tragjike e 17-vjeçarit në Sarandë, 43-vjeçari që montoi ashensorin nuk ishte i licencuar

by author

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një ngjarje tragjike ndodhi në qytetin e Sarandës, ku një 17-vjeçar vdiq tragjikisht pasi u zu poshtë nga ashensori, të cilit iu këput kavoja.

Advertisements

17-vjeçari punonte ndihmën kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja, ndërsa ashensori përdorej kryesisht për transport të mallrave.

Advertisements

Pas ngjarjes policia arrestoi 43 vjeçarin Lulëzim Allkushi,

i cili është personi që ka montuar ashensorin si edhe shpalli në kërkim pronarin e lokalit, Spiro Iljadhin.

Së fundmi mësohet se 43 vjeçari nuk ishte i licencuar për momentin e ashensorëve dhe po ashtu pas montimit, nuk kishte shkuar më për t’i bërë shërbime ashensorit që shkaktoi vdekjen e të riut.

TË NGJASHME