Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë drithëron Tokën

by author

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.0 goditi thellë detin në veri të ishujve Bali dhe Lombok në Indonezi mëngjesin e së martës, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, raporton Reuters.

Advertisements

Epiqendra ishte 203 km në veri të Mataram dhe 516 km nën sipërfaqen e Tokës. Agjencitë gjeologjike indoneziane dhe amerikane e përcaktuan magnitudën në 7.1 ballë, pa rrezik për cunami.

Advertisements

Tërmeti u ndje në Bali dhe Lombok dhe u pasua nga dy të tjerë 6.1 dhe 6.5. “Tërmeti është i thellë, kështu që nuk duhet të jetë shkatërrues,” tha agjencia indoneziane e fatkeqësive BNPB.

TË NGJASHME