Një grua 83-vjeçare ka përjetuar skena horrori mëngjesin e sotëm në Zakynthos.
Advertisements
Sipas asaj që raporton ERT Zakynthos, ka qenë ora 04:00 pas mesnate, kur dy burra kanë hyrë në shtëpinë e 83-vjeçares, e cila jeton e vetme në fshatin Skoulikado, me qëllim për ta grabitur.
Advertisements
Autorët pasi kanë rrahur të moshuarën dhe i kanë marrë 300 euro, kanë tentuar ta mbytin me jastëk, por 83-vjeçarja ka reaguar dhe kafshoi njërën prej tyre në dorë.
Sipas të njëjtave informacione, e moshuara, e cila po trajtohet në spitalin e Zakynthos , i ka thënë policisë se grabitësit ishin dy burra me lëkurë të errët. Autorët janë në kërkim nga policia./Albeu.com