Masa shtesë janë marrë për sigurinë e kreut të SPAK, Altin Dumani. Sipas News24, Dumani prej disa javësh lëviz me makinë të blinduar.
Advertisements
Ndërkohë mësohet gjithashtu se pranë shtëpisë së tij është shtuar një grup policor.
Advertisements
Nuk dihet nëse këto masa janë marrë për shkak të ndonjë rreziku për jetën të kreut të Prokurorisë së Posaçme.
Kujtojmë që kohët e fundit SPAK, i drejtuar nga Altin Dumani ka ndërmarrë disa operacione, ku në pranga kanë rënë persona të botës së krimit, por edhe zyrtarë të lartë të politikës.