Vrasja e Klajdi Bitrit me shtizë nga algjeriani, vjen reagimi nga Komuniteti italian: Djalë i artë…

by author

Dëmtimi në zemër dhe mushkëri i ka marrë jetën Klajdi Bitrit , 23-vjeçarit shqiptar të vrarë në Itali me një shtizë peshkimi pasditen e së dielës, teksa po përpiqej të mbronte një shokun e tij italian.

Advertisements

Kështu ka rezultuar nga autopsia e kryer dje nga mjekja ligjore e emëruar nga prokuroria e Ankonës. Autoritetet thonë se vdekja e të riut shqiptarë ka qenë e menjëhershme, ndërsa goditja ka qenë ballore. Autopsia konkludon se plaga në zemër dhe thellësia e goditjes përputhet me shtizën që gjetën karabinierët, së bashku me pushkën, në momentin kur arrestuan vrasësin algjerian, Melloul Fatah.

Advertisements

Ky i fundit aktualisht në paraburgim për vrasje të rëndë për arsye të dobëta, pritet të dalë para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë. 27-vjeçari algjerian, i cili kishte vetëm 3 muaj që kishte marrë shtetësinë italiane, shokoi komunitetin kur u mësua se pas vrasjes shkoi në plazh me të fejuarën, ku edhe u prangos nga policia.

Në deklarimin e parë para prokurorit avokati i algjerianit ka thënë se klienti i tij nuk e kishte menduar se kishte vrarë dikë dhe se gjithçka ka ndodhur në moment. Ende nuk është nën hetim zyrtar e fejuara e algjerianit, e cila pa gjithçka ndodhi. Edhe ajo është dëgjuar në kazermë nga prokurori, si person që ka dijeni për faktet, dhe ka deklaruar se edhe ajo nuk e kishte kuptuar që 27-vjeçari kishte vrarë një person.

Ndërsa dhimbja për një ngjarje kaq të rëndë nuk është lehtësuar mes njerëzve që e kanë njohur Klajdin.

Heshtje të gjata, lot dhe përqafime të gjata, sidomos për vëllain e vogël të Klajdit, Xhulianos vetëm 18 vjeç, shiheshin para morgut të qytetit teksa të gjithë prisnin të merrnin trupin e të dashurit të tyre. Xhulio është i pushtuar nga dashuria e miqve dhe të afërmve që mundën t’i bashkoheshin në Itali, ndërsa ende nuk kanë mbërritur prindërit, me babain që ka kërkuar ndihmë se s’ka një pasaportë dhe nënën që nuk e ka mësuar ende tragjedinë.

Të dashurit më të afërt, shokët e skuadrës së Nuova Aquila (ku Klajdi luante dhe Xhulio stërvitej, ed), përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të Ankonës por edhe përfaqësues nga ambasada shqiptare janë aty për t’u gjendur pranë dhe për të ndihmuar.

Për ta përforcuar edhe më shumë vlerësimin dhe dhimbjen e komunitetit të Ankonës për këtë tragjedi të një familjeje shqiptare është mes personave që përqafojnë Xhulion edhe nënkryetari i Bashkisë, Giovanni Zinni, i cili premton se do ta realizojnë dëshirën e shprehur nga të afërmit për një ceremoni përshpirtjeje dhe marshim nderimi për një djalë shqiptar me zemër kaq të madhe.

“Një djalë i artë, vetëmohues, që u zhduk për të shpëtuar një mikun e tij italian”, dëgjohet të thuhet shpesh nga qytetarë të shumtë në sheshin Regionale, teksa të gjithë vrapojnë të përqafojnë Xhulianon, i cili përshëndet të gjithë me dinjitet dhe kthehet brenda pranë trupit të vëllait.

TË NGJASHME