azetari investigativ, Artan Hoxha, është thirrur ditën e sotme nga drejtësia belge, pas denoncimeve të bëra nga ai një vit më parë se grupet kriminale po përdornin Skyecc si mjet komunikimi për të mos u përgjuar.
Advertisements
Ka qenë vetë gazetari Hoxha i cili ka ndarë lajmin ne Facebook. Sipas Hoxhës brenda në zyrat e drejtësisë belge u folën shumë gjëra, por që nuk i ka ndarë me publikun.
Advertisements
Ndërkohë në fund të postimit të tij Hoxha shkruan se përveç narkotrafikantëve, nga zbërthimi i SkyeCC kanë dalë dhe plot “xhevahirë” edhe për politikanët shqiptarë.
Postimi i Hoxhës:
Rikthim pas me shume 14 muajsh në zyrat qendrore te Policise Gjyqesore Federale te Belgjikes…
Keta shejtaner mbajne shenim çdo gje dhe kane memorie te forte…
E kishin rregjistruar, qe 3 vite me pare, pata denoncuar ne median britanike Daily Express, se narkotrafikantet dhe krimi i organizuar shqiptar, per te shmangur gjurmimin e agjensive europiane te ligjit, po perdornin si mjet komunikimi, rrjetin e kriptuar SkyeCc.
I kane mbushur arkivat me komunikimet e krimit te organizuar shqiptar ne rrjetin e kriptuar SkyeCc aq plote, sa tani nuk po ja dalin as t’i selektojne.
Gjithsesi, me priten mire…
Por se ç’u tha dhe se ç’u be aty brenda, as mbaj mend gje, as mbajta shenim gje….
Rendesi ka qe keta federalet e Belgjikes, u jane qepur keq ketyre taneve, sepse e kane kthyer portin e Anverses si porti i Durresit…
Lere pastaj plote “Xhevahire” qe jane kapur “pa dashje” per funksionaret shteteror dhe politikanet e Shqiperise…
Gjithsesi, me mire do te behet…