Aksident me vdekje në vend, humb jetën 22-vjeçarja! Viktima ishte në automjet me babain

by author

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Valiasit.

Advertisements

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin rreth orës 13:00.

Advertisements

Për pasojë ka humbur jetën një 22 vjeçare, e cila ndodhej pasagjere në automjetin që drejtohej nga i ati.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.09.2023, rreth orës 13:00, te kthesa e Valiasit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin H. S., me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., (babai) dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe (vajza).

Si pasojë e aksidentit shtetasja F. O., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

TË NGJASHME