Një ngjarje e rëndë raportohet nga Panamaja, ku është bërë publike vrasja në një atentat e futbollistit të kombëtares së këtij vendi, Gilberto Hernandez.
Advertisements
Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin në Panama, ku futbollisti i kombëtares së këtij shteti është vrarë në një atentat në një nga rrugët e qytetit Kolon.
Advertisements
Qëndërmbrojtësi Gilberto Hernandez, 26-vjeç, u vra qëllua për vdekje teksa ishte me shokët në një bar në një nga rrugët e qytetit. Autorët të cilët erdhën me taksi hapën zjarr masiv, duke lënë të vdekur futbollistin dhe duke plagosur 7 persona të tjerë.
Provinca Colón e Panamasë, me një popullsi prej rreth 300,000 banorësh, regjistroi 102 vrasje vitin e kaluar, nëntë më pak se një vit më parë, sipas të dhënave të qeverisë. Autoritetet fajësojnë një pjesë të madhe të dhunës tek lufta e egër që ka nisur mes bandave të drogës në këtë zonë.
Në vitin 2017, një tjetër lojtar i Panamasë, mesfushori Amílcar Henríquez, u qëllua për vdekje në këtë provincën. Ai ishte anëtar i kombëtares së Panamasë që u kualifikua në Kupën e Botës 2018.
Në lidhje me atentatin ku vdiq Gilberto Hernandez u arrestua një nga autorët e dyshuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Futbollisti luante për ekipin e Indipendentes në Argjentinë dhe kishte bërë dy përfaqësime për fanellën e kombëtares, një ndaj Argjentinës.