E BUJSHME! Gazetarja Anduena Llabani paralajmëron burgosjen e politikanit të fuqishëm në Shqipëri: Janë mbi katër mijë faqe prova të mbledhura nga autoritetet tona

by author

Analistja Anduena Llabani, në një studio televizive solli në vëmendje disa dosje sipas saj të nxehta të zyrtarëve të lartë në vend, që pritet të finalizohen përgjatë vitit nga puna dhe hulumtimet e SPAK.

Advertisements

Ajo tha se bëhet fjalë për emra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të përshirë në korrupsion.

Advertisements

“Në fakt jemi në atë pikë qe diskutojmë për emra të përveçshëm por që janë thjesht pjesë e një vendimmarrje të një shteti a të një pushteti.

Kemi persona, zyrtarë, ish-zyrtarë të lartë emrat e të cilëve qarkullojnë në dosjet, emra të përshirë në afera korruptive, janë e mendimit që PS është e fituar duke dorëzuar këta emra. Dhe ka ardhur një pikë që ata janë gati të pranojmë edhe burgun”, është shprehur gazetarja.

Llabani, bëri të ditur se së shpejti nga Prokuroria pritet vlerësim masash për çështjen e lobimit të ish-LSI në Uashington, për të cilën çështje është punuar mbi tre vite.

“Flitet që një prokurorë që ka një nga dosjet për parti të djathtë që ka qenë pjesë e koalicionit me socialistë, po flasim për ish kryeministrin Ilir Meta, për njerëz të tij të afërt, nëpunës të tij të cilët duket se çështja lidhur me lobimin, ka marrë formën e duhur të hetimit dhe shumë shpejt presim edhe veprime përfundimtare në lidhje me gjithë procesin ligjor që ka kreu i PL-së, por edhe zyrtarëve të tjerë.

Çështja për lobimin ka më shumë se tre vite, janë mbi katër mijë faqe prova të mbledhura nga institucionet për provën e akuzës së lobimit.

Dosjen e ka në dorë prokurori Sotiraq Kllapi, që mund të themi nuk ka bërë pushime fare gjate verës, ka qenë tërë kohës në zyrë duke kryer veprime për çështjen ne fjalë, dhe kam informacione që shumë shpejt mund të kemi vlerësim masash në lidhje me këtë çështje”, tha Llabani.

TË NGJASHME