Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku mësohet se 66-vjeçarja me inicialet V.M banuese te “1 Maji”, ka humbur jetën pas hedhjes nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Advertisements
Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se e ndjera ka qenë në gjendje depresioni.
Advertisements
Njoftimi i Policisë Fier
U referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi shtetasja V. M., 66 vjeç, banuese në lagjen “1 Maji”, Fier, dyshohet në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.