Stuhia “Daniel” në Greqi, e gjithë zona në Metamorfosi e zhytur nën ujë! Duken vetëm çatitë e banesave

by author

Greqia vijon të jetë e “mbërthyer” nga stuhia “Daniel”, e cila ka sjellë një situatë tejet të rënduar për jetën e qytetarëve në disa zona.

Advertisements

Sipas mediave të huaja, kjo situatë vjen pasi reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta kanë bërë që disa qytete të zhyten nën ujë.

Advertisements

Fshatrat e Kardicës janë ato që kanë vuajtur pasojat më të mëdha të motit të keq, ku banesat janë të zhytura nën ujë

Ujërat me baltë kanë mbuluar të gjitha shtëpitë e vendbanimit, nga të cilat nuk dallohet asgjë tjetër veç çatisë.

Kështu, kjo zonë e quajtur Metamorfosi duket më shumë si një liqen i madh sesa një zonë në të cilën njerëzit jetojnë njerëz.

TË NGJASHME