Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike qëndrueshme për shkak të masave ajrore me origjine veriperëndimore.
Advertisements
Moti parashikohet i kthjellët me zhvillim vranësirash në mesditë. Pas mesdite shpërndarje të tyre.
Advertisements
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperendim, me shpejtësi deri 8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.