Në orët e vona të mbrëmjes së shkuar në Calcinelli, një aksident fatal nga disa të rinj i morën jetën tragjikisht një 71-vjeccarje, si dhe mbeti i plagosur rëndë bashkëshorti.
Advertisements
Një aksident fatal ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në Calcinelli. Mediat italiane raportojnë se një grup të rinjsh shqiptarë, janë përgjegjës për vdekjen e një 71-vjeçareje. Bashkëshorti 72-vjeçar, edhe pse i plagosur rëndë, ka arritur të kërkojë ndihmë duke u rikthyer në rrugë, por më pas i ka rënë të fikët.
Advertisements
Sipas mediave italiane, pesë të rinjtë që ndodheshin në një mjeti tip ‘BMË’, të cilët ishin larguar pak më parë nga një lokal Villanovaku kishin pirë alkool.
Sipas dëshmive, grupi kishte pirë mjaftueshëm alkool, e më pas u nisën me shpejtësi në drejtim të Calcinelli. Pas një parakalimi të rrezikshëm, ka ndodhur një përplasje kokë më kokë me një fuoristradë, e cila i kushtoi jetën 71-vjeçares. Ata zbritën nga makina dhe, ndonëse të gjakosur, në vend që të ndihmojnë të plagosurit u larguan.
Dy prej tyre u fshehën në shkurre, disa dhjetëra metra larg vendit të përplasjes, por u kapën pak më pas nga policia, ndërsa tre të tjerët arritën të arratiseshin.
Policia po vijon ende kërkimet për shqiptarët e arratisur.