Tërmet 6 ballë Rihter në këtë vend, ja epiqendra

by author

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ballë Rihter është regjistruar në Indonezi të hënën, më saktësisht në pjesën veriore të ishujve Maluku, raporton agjencia Reuters.

Advertisements

Fillimisht Qendra Hulumtuese Gjermane për Gjeoshkencë (GFZ) kishte njoftuar se shkalla e tërmetit ishte 6.2 ballë Rihter.

Advertisements

Mirëpo, Agjencia Gjeologjike e Indonezisë ka bërë të ditur se shkalla e tërmetit ka qenë 5.9 ballë Rihter dhe nuk është paralajmëruar për cunami.

Është njoftuar se thellësia e tërmetit ishte 168 kilometra.

Banorët në Manado kanë thënë se është ndier dridhja dhe ka pasur panik. Në një video që është publikuar në rrjete sociale shihet një numër i banorëve duke dalë me vrap nga kinemaja. Nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.

TË NGJASHME