E dhimbshme në Shqipëri, Shkon Në Klasë Të Parë Dhe Ka Veç Gjyshen Si Shoqe Banke

by author

Shkolla e fshatit Shtëpëz në Bashkinë e Gjirokastrës, hapi dyert këtë të hënë për vitin e ri 2023-2-2024, por pamja aty duket sikur është në një tjetër realitet. Dramatike se çfarë po ndodh me zonat larg Tiranës.

Advertisements

Diljani është i vetmi nxënës në klasën e parë në këtë shkollë. Ndryshe nga sa e kishte imagjinuar, si shok banke ka gjyshen e tij. Në klasë vjen edhe një vajzë e klasës së dytë dhe një djalë në ciklin parashkollor, duke plotësuar numrin maksimal të nxënësve.

Advertisements

Mësuesja e shkollës shpreson që familjarët e saj, banorët e fshatit dhe në fund bashkia, të kthejnë sytë dhe të ndihmojnë me çfarë të munden për të përshtatur më mirë ambientet e kësaj godine si një shkollë.

Fshati Shtëpëz ka 120 familje, por kushtet e shkollës kanë bërë që shumica e tyre t’i dërgojnë fëmijët në shkollat e qytetit të Gjirokastrës.

TË NGJASHME