Cili është vendi më i lirë në botë? Nëse doni të kurseni këtë verë, mund ta shihni si opsion.
Advertisements
Sipas të dhënave të The World of Statistics, Pakistani është shpallur vendi më i lirë për të jetuar ndërsa është i 42 në botë, ndër mbi 200 shtete për nga GDP. Të ardhurat vjetore janë 1600 usd për frymë. Përgjithësisht gjërat janë lirë duke nisur nga ushqimi te qiraja që është ndër më të ulëtat në botë.
Advertisements
Për të kontrolluar nëse është vërtet kështu, Josh Larkin nga kanali i YouTube “The Burnt Chip” udhëtoi në qytetin më të madh të Pakistanit, në portin kryesor detar dhe qendrën financiare, Karachi.
Në Karachi, ai shkëmbeu një paund britanik, ose rreth 1.2 euro, për 400 rupi pakistaneze dhe u përpoq të zbulonte se çfarë mund të blinte me ato para brenda një dite.
Ai i regjistroi eksperiencat e tij me një aparat fotografik dhe videon e postoi në YouTube, ku deri më tani është parë nga më shumë se 2.6 milionë njerëz.
Në fillim të ditës, Larkin shijoi pijen tradicionale pakistaneze “doodtha”, e cila përbëhet nga qumështi, sheqeri, akulli dhe pijet e gazuara, për vetëm 30 rupi.
Për drekë ai hëngri “biryani”, një pjatë pikante me oriz, patate dhe pulë dhe një pije të gazuar për vetëm rreth 30 cent. Dhe për darkë ai shijoi ushqim deti për të cilin shpenzoi po aq.
Në Karachi, ai provoi të hipte në deve, voziti me tuk-tuk dhe shikoi një kërcim gjarpërinjsh helmues nën tingujt e flauteve.
Ai pagoi vetëm tre cent për biletën e autobusit.
Gjatë shëtitjes në Karachi, ai zbuloi se qiraja e një apartamenti në atë qytet është rreth 60 euro në muaj.
Republika Islamike e Pakistanit, një vend në Azinë Jugore, është vendi i pestë më i populluar në botë, me popullsi 250 milionë banorë dhe ka popullsinë e dytë më të madhe myslimane në botë, menjëherë pas Indonezisë.
Islamabad është kryeqyteti i vendit, ndërsa Karaçi është qyteti më i madh dhe qendra financiare e tij, e ndjekur nga Lahore dhe Faisalabad.
Pakistani është vendi i 33-të më i madhi në botë për nga sipërfaqja dhe i dyti më i madhi në Azinë Jugore dhe përfshin 881,913 kilometra katrorë dhe ka një vijë bregdetare prej 1,046 kilometrash përgjatë Detit Arabik dhe Gjirit të Omanit në jug.
Kufizohet me Indinë në lindje, Afganistanin në perëndim, Iranin në jugperëndim dhe Kinën në verilindje.