Dje në Greqi u shënua një ngjarje e rëndë. Burri, efektivi policie vrau ish-gruan sapo fëmijët ikën në shkollë dhe më pas veten. Akti i fundit i dramës pritet të shkruhet nesër në Selanik me funeralin e 42-vjeçares që u vra mëngjesin e së martës.
Advertisements
Vrasja që “ngriu” opinionin ndodhi jashtë banesës së katit të 6-të ku jetonte gruaja me dy fëmijët e tyre. Autori ka pritur largimin e dy fëmijëve me autobusin e shkollës dhe më pas ka mbërritur në katin e 6-të të pallatit, jashtë banesës.
Advertisements
Sapo 42-vjeçarja ka hapur derën, ka parë ish-bashkëshortin me pushkë në duar, ndërsa pak sekonda më pas e ka qëlluar duke e vrarë me një plumb në kokë. Gruaja fatkeqe nuk ka pasur kohë të reagojë, ndërsa vdekja e saj vlerësohet të ketë qenë e menjëhershme.
Dy fëmijët e çiftit ndodhen me prindërit e nënës së tyre. Efektivi kishte paralajmëruar se do ta vriste. Pas ndarjes së tyre, 42-vjeçarja kishte denoncuar ish-bashkëshortin se i kishte vjedhur një medalje me vlerë të veçantë dhe pasaportën, por më pas kishte tërhequr denoncimin që kishte bërë në polici, sipas mediave greke.