Bledi Mane ‘shokon’ studion e Grida Dumës: Do vijnë të kapin në Top Channel se thonë shet drogë me 40 mijë lekë

by author

Bledi Mane është përplasur ashpër me Sokol Bregun përsa i përket operacionit “Tempulli” dhe çmimit të narkotikëve.

Advertisements

I ftuar në “Top Story”, Bregu ka ritheksuar rezultatet pozitive të megaoperacionit “Tempulli”, ku u arrestuan qindra shpërndarës droge në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Korçë, ndërsa Mane e ka parë situatën në një këndvështrim më ndryshe; ana e rënduar psikologjike e përdoruesve që iu duket sikur gjejnë “shpëtim” tek lëndët narkotike dhe përfundojnë të varur.

Advertisements

Bledi Mane ngriti shqetësimin për përhapjen masivisht të kokainës në vend, për shkak të çmimeve qesharake. “Është e habitshme sepse qyteti më i droguar në raport me popullsinë është Gramshi“- tha Mane, duke shtuar se faktorët që ndikojnë janë se “është provincë, izolimi dhe ka njerëz të papunë që s’kanë me çfarë të merren.”

Sokol Bregu: Ky është aksioni më i bukur që kemi parë.

Bledi Mane: Me “Ujkun e Shijakut”.

Sokol Bregu: Pse “Ujku i Shijakut”, çfarë domethënë “Ujku i Shijakut”? Pse mo, se ka dalë dy herë në televizor dhe bën si budalla, drogë nuk shiska ky ë? Madje duke iu shitur edhe fëmijëve… Pse, sepse qenka i tillë dhe duhet mbajtur me humor?

Po atje more, si gjithë të tjerët.

Bledi Mane: Ore këto janë pasoja, unë dua shkakun. Kush e çon personin të marrë drogë? Hallet familjare, qejfet, stresi, depresioni, para e madhe, para e vogël…

Sokol Bregu: Aaaa… Meqënëse the depresion, Bashkimi Evropian ka 52 milion përdorues droge.

Grida Duma: Jo, jo… Mos e bëj të përgjithshme sepse pak minuta më parë i the “ti e ke me informacion, unë jo sepse e di”.

Sokol Bregu: Ka konsumuar ai (për Bledi Manen), por para 15 vjetësh sepse nuk i dika as çmimin.

Bledi Mane: Pse me sa ka vajtur grami i kokainës?

Sokol Bregu: Me 40 mijë lekë. Me 40 është ore vëlla.

Bledi Mane: Po të lutem me këto. Ka dy ditë që është rritur çmimi sepse ti se ke idenë fare o zotëri.

Sokol Bregu: Ëëë, dy ditë…

Bledi Mane: Ore janë pakësuar spaçatorët, kanë frikë ta shesin.

Sokol Bregu: Aaa, ja pra. Këtë që kërkonim.

Bledi Mane: Po hë pra sepse do vijnë edhe të kapin në Top Channel, do thonë na jep drogë me 40 mijë lekë.

Grida Duma: Janë frikësuar këto dy ditë…

Bledi Mane: Është rritur çmimi. Kokaina është përhapur masivisht në administratë, në showbizz. Unë kam një portal të vogël dhe po nxjerrim çdo ditë më shumë qytete me të droguar. Është e habitshme sepse qyteti më i droguar në raport me popullsinë është Gramshi. Provincë, izolimi, njerëz të papunë që s’kanë me çfarë të merren.

TË NGJASHME