E rëndë! 2-vjeçari humb jetën në çerdhe, gjendet 1 kg dr*gë në dhomën e gjumit ku flinin vogëlushët

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një fëmijë humbi jetën në çerdhe dhe tre të tjerë u dërguan në spital.

Advertisements

Nën një tapet në dhomën e gjumit ku flinin fëmijët u gjet 1 kilogram fentanil.

Advertisements

Nicholas Dominici. 2 vjeç, i cili kishte qenë në çerdhe për vetëm një javë, vdiq nga një mbidozë e dyshuar droge të premten. Tre fëmijë të tjerë u shtruan në spital, pasi u ekspozuan ndaj lëndës narkotike të fuqishme në çerdhen në Bronx. Ndaj dy personave janë ngritur akuza për posedim droge dhe vrasje. Policia beson se fëmijët, të moshës nga tetë muaj deri në dy vjeç, morën fentanil në çerdhe.

“Gjatë një kontrolli në çerdhe u gjet një kilogram fentanil nën tapetin e dhomës, ku fëmijët flinin”, tha shefi i detektivit të NYPD, Joseph Kenny.

Pronarja e çerdhes Divino Niño në Bronx, Grei Mendez, 36 vjeç, dhe qiramarrësi i saj, Carlisto Acevedo Brito, 41 vjeç, po përballen me akuza federale për posedim lëndësh narkotike “me qëllim shpërndarjen që rezulton në vdekje, sipas prokurorëve federalë.

“Ne pretendojmë se të pandehurit helmuan katër foshnja dhe vranë një prej tyre, sepse ata po drejtonin një operacion droge nga një qendër çerdheje. Çerdhja është një vend ku fëmijët duhet të mbahen të sigurt, jo të rrethuar nga një drogë që mund t’i vrasë ata”, tha prokurori amerikan i Manhattan, Damien Williams.

Sipas policisë droga e gjetur nga çerdhja mund të kishte vrarë 500,000 njerëz. Fentanili, një qetësues sintetik 50 herë më i fuqishëm se heroina, është shkak për rritjen e vdekjeve nga droga në SHBA. Pamjet e kamerave të sigurisë dhe të dhënat telefonike tregojnë se zonja Mendez e thirri burrin e saj pasi i gjeti fëmijët të sëmurë, para se të kontaktonte urgjencën. Më pas burri i saj mbërriti dhe hoqi disa çanta nga çerdhja, thanë zyrtarët. Autoritetet janë ende në kërkim të bashkëshortit të saj, i cili në dokumentet e gjykatës është identifikuar si bashkëpunëtor./Albeu.com/

TË NGJASHME