Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme (21 shtator) në Shkodër, ku për pasoje ka mbetur i vrarë shtetasi Valter Fierza 33 vjec.
Advertisements
Raportohet se të shtënat janë konstatuar pranë kishës së Hotit të Ri, ndërsa ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja.
Advertisements
Forca të shumta policie kane shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur vrasjen.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.