Artan Hoxha ka komentuar censin që ka nisur të mbahet në Shqipëri, i cili ka ngjallur polemika të shumta për shkak të pyetjeve për fenë dhe etninë.
Advertisements
Hoxha tha se një nga arsyet pse Greqia ishte e shqetësuar që Fredi Beleri të betohej si kryebashkiak patjeter edhe pse i burgosur, ishte caktim i personave që do të zhvillonin censin në Himarë, gjë që nuk u arrit.
Advertisements
“Censusi bëhet për të marrë një fotografim të momentit. Ne do të na dalë një fotografi fallco kjo… Gjatë fushatës e mora vesh që në Himare po këmbëngulej patjetër, sepse numëruesit në terren do ti zgjidhte kryetari i bashkisë. Prandaj kishte insistim që Beleri le të rrijë në burg, por të bëjë betimin, që të linte zv kryetarin.
Aktualisht numëruesit ne terren i ka firmosur Jorgo Goro. Tre pyetjet opsionale, etnia, feja dhe gjuha. Çfarë të keqe ka ta dimë saktësisht? Për të gjithë pyetjet e tjera penalizohesh, por për këtë nuk ka, mund te deklarosh cfarë etnie të duash.
Me Greqinë ne nuk i fshehim dot problemet. Ke dëgjuar njeri me emrin Fredi ti në Greqi? Nuk ka.
Ne nuk mund të fshihemi. Cfarë ka ndodhur gjatë këtyre 20 viteve. Grekët e nisën me historinë e varrezave dhe doli që nuk kishin eshtra për të bërë varreza. Çdo 28 tetor, vijnë pelegrinazh shohin qivuret që janë bosh.Ne e provuam me ekspertë dhe doli që nuk ka ushtarë grekë. Pse nuk u hetua? Sepse Berisha i bëri presion prokurores dhe cështja u pushua”, tha ndër të tjera Hoxha.