Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak pas orës 10:00 të së premtes në Agrinio të Greqisë, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën në vendin e tij të punës.
Advertisements
Ngjarja ndodhi në konkretisht gjatë një procesi pune në Rema Rebelia.
Advertisements
Mediat greke raportojnë se 24-vjeçar shqiptar, si për ironi e kishte ditën e tij të parë të punës,
si punëtor i një kompanie kontraktore që kishte marrë përsipër kontratën në Rema Rebelia,
ndërsa është tërhequr zvarrë nga një ekskavator.
Ndërkohë, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti në fjalë, ndërsa policia ka nisur hetimet.