Paguaj dhe mos bëj burg, ja dënimet që mund të konvertohen

by author

Mbipopullimi i burgjeve ka bërë që qeveria të shqyrtojë mënyra alternative për të ulur numrin e të burgosurve.

Advertisements

Në ndryshimet e propozuara, në nenet 137 e më tej, thuhet se gjykata, në rastet kur është kryer një vepër penale e lehte dhe autori i saj përmbush të gjithë kriteret e tjera, me kërkesë te tij, gjykata mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë burgim me 6 mijë lekë të rinj.

Advertisements

Është i përcaktuar afati 10 ditor si kufi, brenda te cilit i dënuari duhet te paguaje shumen e gjobës qe konverton kohen e dënimit me burgim. Pagesa e të hollave në favor të shtetit bëhet pas dhënies se vendimit. Por ky zëvendësim nuk mund të vendoset pa dëgjuar viktimën nëse ka dhe prokurorin por në kod ka edhe kufizime pasi përcaktohet se kjo dispozitë nuk zbatohet ne rastet e veprave penale te kryera nga nëpunësit publik, veprat penale të korrupsionit, veprat penale kundër drejtësisë, atyre të trafikimit dhe kundër personit apo dhunës ne familje.

Ndryshon koha e paraburgimit

Gjithashtu ndryshime janë bërë edhe ne llogaritjen e paraburgimit. Ne kodin e ri koha e paraburgimit ose e arrestit në shtëpi, llogaritet në dënimin me burgim ose me gjobë, si dhe në detyrimin për kryerjen e një pune në interes. Kështu një̈ ditë paraburgim baras me një ditë burgim.

Një ditë paraburgim është baras me shtatë mijë lekë gjobë. Një ditë paraburgim baras me njëzet orë pune në interes publik. Sa i takon arrestit në shtëpi; një dite arrest shtëpie është e barabarte me një ditë burgim. Një dite arrest shtëpie është e barabarte me 3 mijë lekë gjobë. Në draftin e ndryshimeve thuhet se një dite arrest shtëpie është e barabarte me 15 orë punë në interes publik.

TË NGJASHME