Aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja, në një reagim të fundit ka ironizuar dënimet e dhëna nga Gjykata për të përfshirët në aferën e Inceneratorit të Fierit.
Advertisements
Madje ai thotë se është gati të bëjë 6 vite burg për të fituar një tender.
Advertisements
“Ju lajmëroj të gjithëve, kush do të më fusë në ndonjë tender, nuk kam nevojë as të paguaj avokatin.
Mbaj deri në 6 vite burg. Se këtij Alqit për shembull ja ulën, ju lutem të gjithëve, pa asnjë ndërhyrje pa asgjë që mos ju vë në siklet jo me avokatët e gjyqtarët. Vetëm më jepni një incinerator,” thotë Veleshnja.
Kujtojmë se ditën e sotme u dhanë dënimet për Lefter Kokën me 10 vite burg, 6,8 me gjykim të shkurtuar
Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg, 2,8 vite me gjykim të shkurtuar.