Një i burgosur shqiptar i dënuar për trafik droge në Itali, ka bërë një arratisje spektakolare.
Advertisements
Autoritet italiane janë duke kërkuar 40-vjeçarin shqiptar, ndërsa dyshohet se ndodhet në qytetin e Abruzzos.
Advertisements
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 40-vjeçari është ndihmuar nga një dron i jashtëm. Në deklaratën e policisë thuhet se “Dyshohet se i burgosuri është arratisur falë ndihmës së një droni të jashtëm,
i cili i ka siguruar mjetet e nevojshme për t’u larguar nga burgu i Teramos.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotme. Për momentin janë duke u ekzaminuar regjistrimet e të gjitha kamerave të IEVP Teramo për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes së kryer nga i burgosuri shqiptar”.
Ngjarja ka shkaktuar reagime në Itali, ku shumë prej tyre, përfshirë dhe mediat e kanë cilësuar arratisjen si skenar të denjë për film.