Të martën priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun e Korçës, mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan, ndërsa të dobëta në të gjitha qarqet e tjera.
Advertisements
Në disa nga qarqet reshjet pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata.
Advertisements
Nuk përjashtohet mundësia edhe për raste breshëri, në zona të kufizuara, kryesisht në pjesën jugore dhe lindore të territorit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 30 °C
në vendet e ulëta: 18 / 31 °C
në vendet malore: 13 / 22 °C
Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.