Një tërmet me magnitudë 6.6 është regjistruar në pjesën jugore të Filipineve,
Advertisements
sipas një njoftimi të Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në vend.
Advertisements
Epiqendra ndodhet në zonën detare në lindje të ishullit Balut dhe thellësia fokale vlerësohet në 122 kilometra.
Sipas informacioneve, nuk ka rrezik për cunami.
Filipinet janë në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” e Oqeanit Paqësor,
ku lëvizjet e pllakave tektonike shpesh shkaktojnë tërmete dhe aktivitet intensiv vullkanik.