Kafja e fundit me miqtë! Drejtori: Ishin dy killera, e vranë në tavolinë…(përballë komisariatit)

by author

Drejtori i policisë në Rrëshen, Alfred Elezi deklaroi nga vendi i ngjarjes se Martin Marku (Bardhi) u ekzekutua në lokalin e tij duke pirë kafe me tre persona të tjerë. “Martin Marku Bardhi u vra në lokalin e tij.

Advertisements

U plagosën edhe tre persona që ishin në tavolinë me ata. Autorët ishin dy persona të maskuar me fuoristradë” tha ai. Por kush janë pistat që po hetohen? “Dihen konfliktet që ka pasur fisi Bardhi me fiset e tjera” tha drejtori i policisë.

Advertisements

Martin Bardhi u arrestua në muajin Mars të këtij viti si një nga autorët e të shtënave me armë në drejtim të makinës së Saimir Reçit në Rrëshen.

Kjo ngjarje ndodhi më 26 Mars dhe të përfshirë ishin edhe djali i Martin Bardhit, Erind Bardhi dhe një 28-vjeçar tjetër me lidhje gjaku me familjen Bardhi.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë u bë një sherr për vendin e parkimit mes Erind Bardhit dhe Saimir Reçit. Ende nuk dihet nëse ngjarja e sotme është hakmarrje për atë që ndodhi në mars. Ngjarja ka tronditur qytetin. Plumbat kapën edhe tre njerëz të pafajshëm.

TË NGJASHME