Kush e vrau Martin Bardhin në Rrëshen? Drejtori i policisë: Dihen se kush…

by author

Drejtori i policisë në Rrëshen, Alfred Elezi deklaroi nga vendi i ngjarjes se Martin Marku (Bardhi) u ekzekutua në lokalin e tij duke pirë kafe me tre persona të tjerë.

Advertisements

Por kush janë pistat që po hetohen?

Advertisements

“Dihen konfliktet që ka pasur fisi Bardhi me fiset e tjera” tha drejtori i policisë.

Sipas drejtorit të policisë, Alfred Elezi viktima ka qenë në lokalin e tij me 3 të plagosurit e tjerë në një tavolinë.

Pistë hetimi aktualisht janë konfliktet e fisit Bardhi me fiset e tjera. Elezi thotë se viktima u ekzekutua nga dy autorë të maskuar me fuoristradë.

“Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri Martin Bardhi dhe janë plagosur 3 të tjerë që kanë qenë në tavolinë me të. Autorët e ngjarjes janë dy persona të maskuar me fuoristradë të cilët pas ngjarjes kanë djegur makinën.

Shkuam menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti, territori po kontrollohet në mënyrë intensive. Ne po bëjmë veprimet e para, dihet konflikti që kanë pasur mes fisesh po punojmë për zbardhjen e ngjarjes. Të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve, ata ishin në tavolinë me viktimën.”

Martin Bardhi u arrestua në muajin Mars të këtij viti si një nga autorët e të shtënave me armë në drejtim të makinës së Saimir Reçit në Rrëshen.

Kjo ngjarje ndodhi më 26 Mars dhe të përfshirë ishin edhe djali i Martin Bardhit, Erind Bardhi dhe një 28-vjeçar tjetër me lidhje gjaku me familjen Bardhi.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë u bë një sherr për vendin e parkimit mes Erind Bardhit dhe Saimir Reçit.

Ende nuk dihet nëse ngjarja e sotme është hakmarrje për atë që ndodhi në mars. Ngjarja ka tronditur qytetin, plumbat kapën edhe tre njerëz të pafajshëm.

TË NGJASHME