Gjatë mesnatës u ekzekutua me armë zjarri Fatjon Dervishi. I riu ishte në mjet me mikun e tij, mirëpo ky i fundit nuk mori asnjë plumb, duke i shpëtuar vdekjes. Mirëpo, deri më tani, bëhet e ditur se pista kryesore është ajo e hakmarrjes, pasi Dervishi është vëllai i Fatbardh Dervishit, nje emër i njohur për Policinë, pasi është vënë në pranga për një sërë krimesh.
Advertisements
Po kush është Fatbardh Dervishi?
Advertisements
Fatbardh Doda i njohur ndryshe si Fatbardh Dervishi cilësohet si kreu i një bande që merrej rrjet kriminal, por aktivitet kryesor kishin trafikun e drogës. Sipas mediave në Spanjë, Doda ndryshonte vazhdimisht pamjen dhe qarkullonte me identitete të ndryshme false për të shmangur zbulimin.
Ai akuzohet si anëtar i një grupi kriminal dhe për një sërë veprash si armëmbajtje pa leje, falsifikim dokumentesh, vjedhje automjetesh. Në shtëpinë e tij, u gjet një automatik dhe dy karikatorë me kapacitet përkatësisht 16 dhe 32 gëzhoja.
Doda bashkë me anëtarët e grupit maskoheshin me uniforma policie dhe kryenin grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge teksa ishin të armatosur. Ata përdorën GPS që supozohej se i kishin instaluar në automjetet e trafikantëve të drogës që donin të grabisnin për të zbuluar rrugët për në shtëpitë e tyre apo ndërtesat që mund të shërbenin si magazina droge.
Ndërkohë akuzohet edhe për një plagosje me armë në Shqipëri më 3 janar të një viti më parë. Ai plagosi të dashurën e tij 23-vjeçare në një dhomë hoteli në Durrës. Në dëshminë e saj në polici, e dashura u shpreh se ishte i pirë dhe e bëri pa dashje.