Çmenduri! Makina apartamente e parkime, sekuestrohen pasuritë e “Zotit të drogës” në Durrës

by author

Prokuroria e Posaçme kërkon sekuestrimin e pasurive të Alket Hatisë, i cili u arrestua në Shqipëri dhe u ekstradua drejt Italisë për të vuajtur dënimin për trafikim narkotikësh.

Advertisements

Pasuritë janë më emër të Hatisë, vëllait dhe bashkëshortes së tij, teksa kërkesa vjen në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”.

Advertisements

Janë 8 pasuri në kerkësën për konfiskim, pasi ishin me burim të pajustifikuar. Mes tyre, apartamente, parkime dhe automjete.

Ndërkohë një hotel në pronësi të familjes Hatia pas hetimeve është kthyer me vendim të Gjykatës së Apelit.

Alket Hatija, konsiderohet si një eksponent i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i arrestuar për qëllime ekstradimi në Durrës. 50-vjeçari, i njohur ndryshe edhe si ‘Zoti i drogës’,

ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi gjykata e Apelit e kishte dënuar atë me 20 vite burgim. Hatija ka vuajtur 16 vite burg në Shqipëri për trafik droge, por nuk i njihen në Itali, pasi nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve.

TË NGJASHME