Një grua shqiptare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Greqi. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Mesolongi. Viktima është rreth 50-vjeç, kishte shkuar për të pastruar makinerinë që pret mishin në një dyqan.
Advertisements
Por fatkeqësisht, gruas shqiptare iu bllokuan flokët tek makineria dhe humbi jetën. E gjithë skena tragjike ndodhi përpara syve të vajzës së viktimës, e cila shoqëronte të ëmën. Vajza nisi të bërtasë dhe në vendngjarje shkoi policia, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse.
Advertisements
E bija, për shkak të ngjarjes së rëndë, ka mbetur e traumatizuar. Sipas mediave greke, gruaja shqiptare dhe vajza e saj punonin të dyja duke pastruar nëpër dyqane.
Viktima jetonte prej 2 vitesh në Mesolongi së bashku me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10 vjeç. “Ajo ishte shumë e mirë, punonte nga mëngjesi deri në darkë me vajzën duke pastruar dyqane për të nxjerrë bukën e gojës” tha një banor i lagjes ku jetonte viktima.