Bëni gati xhupat/ Qytetet ku do të bjerë shi

by author

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, falë masave ajrore relativisht te thata, sipas shërbimit meteorologjik ushtarak.

Advertisements

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Advertisements

Reshje të dobta shiu do të jenë prezente në majat e maleve në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-13m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

TË NGJASHME