Një person ka humbur jetën ditën e premte në fshatin Jabllanicë e Madhe në Pejë.
Advertisements
Policia njofton se viktima mashkull ka humbur jetën pasi është lënduar me motosharrë.
Advertisements
“Ankuesi ka raportuar se babai i tij, viktima mashkull kosovar, duke prerë dru, dyshohet se është lënduar me motosharrë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës”, njofton Policia.