Klodiana Vefa është shqiptarja që mbeti e vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pak ditë më parë në Itali. Një ditë pas ngjarjes, autori, Alfred Vefa u vetëvra.
Advertisements
Lidhur me ngjarjen dhe për jetimet, së fundmi ka folur mikesha e nushtë e Klodianës së ndjerë.
Advertisements
“Pas vdekjes së Klodianës u mbylla në shtëpi. Ai ishte ende pranë dhe i armatosur. Mund të vinte të më kërkonte dhe të më vriste edhe mua. Më urrente dhe më kishte frikë se i qëndrova përballë,” tha ajo.
“Më shumë se një herë i kisha thënë Alfredit: nëse Klodiana nuk të kallëzon për ferrin që po e bën të kalojë, do ta bëj unë. Klodiana nuk e denoncoi kurrë për fëmijët e saj. Ajo kishte frikë se nëse e bënte, ai do t’i dëmtonte fëmijët e saj: një hakmarrje për të goditur atë. Dhe më pas u bind se edhe duke denoncuar kërcënimet, ndjekjet dhe torturat që i bënte, asgjë nuk do të ndryshonte. Më thoshte: gjithsesi atë që do të bëjë, do ta bëjë gjithsesi,” thotë ajo.
“Ajo donte të ishte e lumtur, po përpiqej me të gjitha forcat. Kishte gjetur një person me të cilin ndihej rehat. Një burrë që ashtu si ajo jetoi vite ferrit, duke duruar gjithçka sepse donin të ishin bashkë. E njoh shumë mirë dhe ai, ashtu si unë, derisa Alfredi u gjet i vdekur, kishte frikë të dilte nga shtëpia, por tani do të më duhet të përballem me gjithçka tjetër: një dhimbje të padurueshme dhe një keqardhje që do të më mundojë përgjithmonë.
Duhet të shkoja në polici dhe të denoncoja me ose pa pëlqimin e Klodianës. As unë dhe as partneri i saj nuk kishim dëshirë të shkonim kundër dëshirës së saj. Kemi këmbëngulur shumë. U përpoqëm ta bindnim në çdo mënyrë. Por në fund ajo mbyllte diskutimin: ne jemi shqiptarë, nuk mund ta kuptoni. E kemi respektuar deri në fund,” vijon mikesha e saj.